Shkeputja e Retines

Shkeputja e retines ndodh me shpesh tek pacientet miope ose shkurtpames. Pacientet shpesh referojne per shfaqje te shkendijave te drites , perde e ngadalte qe shfaqet ne fushepamje ose ngushtim te kesaj te fundit .

Kur vitreus ose lengu i brendshem i syrit nepermjet vrimave dhe grisjeve te retines deperton poshte saj, atehere ndodh shkeputja e retines. Ne te tilla raste nevojitet te kryhet lazerfotokoagulim i grisjes ne retine , ndersa ne rastet kur kjo nuk eshte e mundur nevojitet operacioni i vitrektomise.