Retinopatia Diabetike

Demtimi i retines nga diabetit. Eshte nje nga shkaqet kresore te verbimit nen moshen 60 vjec. Retina e syrit preket nga 5 vjet prej fillimit te semundjes se diabetit .

Mosha dhe kohezgjatja e diabetit jane faktoret kryesore qe influencojne ne shfaqjen e retinopatise diabetike .  Diagnostikimi dhe trajtimi ne kohe i retinopatise diabetike mundeson ruajtjen e shikimit tek keta paciente.

Format me te shpeshta te retinopatise diabetike  jane :

  • Retinopatia diabetike proliferative – shfaqja e eneve te gjakut patologjike ne retine te cilat shkaktojne hemorragji dhe si rrjedhim ulje te pamjes. Kjo forme eshte me e shpeshte tek te semuret qe vuajne nga tipi 1 i diabetit dhe qe e kane te nevojshme marrjen e insulines.
  • Retinopati diabetike joproliferative – ne retine nuk dallohen ene gjaku patologjike, por demtime te tjera te tipit eksudate , deformime te vazave , mikroaneurizma dhe mikrohemoragji. Diagnostikimi ne kohe si dhe trajtimi I kesaj forme parandalon zhvillimin e retinopatise diabetike proliferative.
  • Makulopatia diabetike – demtimi i zones centrale te retines , pergjegjese per shikimin central. Ashtu si diabeti I tipit 1 edhe diabeti I tipit 2 mund te shkaktojne makulopatine diabetike.

Trajtimi i retinopatise diabetike

Retinopatia diabetike shpesh here trajtohet me terapi te kombinuar , vecanerisht ne rastet kur eshte e prekur pjesa centrale e saj, makula.

  • Fototkoagulimi I retines (terapia me lazer) – Eshte nje procedure lazerike ne retine , e cila realizohet me disa séance dhe ka si qellim koagulimin e retines periferike  per te mbrojtur pjesen qendrore te saj (makulen dhe nervin e syrit). Terapia lazerike nuk ndihmon per te rritur shikimin e nje pacienti me retinopati diabetike , por rruan shikimin nga perkeqesimi I metejshem dhe parandalon komplikimet e mundshme si hemorragjite dhe shkeputjen e retines.

 

  • Injeksionet intravitreale – Rekomandohen ne rastet kur demtohet pjesa centrale e retines, macula, nga nje edeme diabetike e mundshme ose ne rastet ku ka formim të enëve të reja të gjakut në retinë. Medikamentet qe perdoren sot ne formen e injeksioneve intravitreale per retinopatine diabetike jane : Eylea, Lucentis dhe Avastine.

 

 

  • Vitrektomia – Ne rastet kur retina e syrit shkeputet ose ne brendesi te tij ka hemoragji (hemoftalmus) rekomandohet te kryhet intervenim kirurgjikal, vitrektomi. Gjate ketij intervenimi trupi qelqor I demtuar zevendesohet me tretesire fiziologjike , gaz ose vaj silikoni.