Keratokonusi eshte semundje progresive jo inflamatore dhe jo infektive e kornese ( xhamit te syrit) , e cila con ne ulje graduale te shikimit dhe shoqerohet me hollim te vazhdueshem te indit korneal. Gjate zhvillimit te kesaj semundje ndryshon anatomikisht edhe forma e kornese nga sferike qe eshte ne norme ne konike tek pacientet me keratokonus .
Ekzaminimi me ane te se cilit semundja mund te diagnostikohet sakte dhe heret eshte topografia korneale ose harta e kornese. Permes ketij ekzaminimi kompjuterik dhe jo invaziv per pacientin mjeku arrin te marre informacionin e duhur ne lidhje me regullsine e siperfaqes se kornese (xhamit te syrit ) , trashesine e saj , formen dhe pjesen me te holle te kornese , arrihet te percaktohet gjithashtu stadifikimi i semundjes qe eshte i rendesishem ne zgjedhjen e metodes se trajtimit te semundjes .
Trajtimi – Ne stadin fillestar kur gabimet e refraksionit jane te ulta dhe veshtiresite ne shikim larg ose afer minimale, pacientit i rekomandohet kompensim me ane te syzeve ose lenteve te kontaktit-
Per trajtimin e keratokonusit perdoren 3 procedura kirurgjikale invazive : cross linking , unazat korneale dhe transplanti korneal . Efikase ne stadet fillestare dhe parandaluese e semundjes se keratokonusit eshte trajtimi cross – linking . Gjate kesaj procedure syri pikohet me riboflavine te lengshme , Vitamine B2 e cila nen veprimin e rezeve ultraviolet qe emeton aparati ben te mundur lidhjen e saj me kolagjenin e kornese duke e forcuar indin korneal dhe duke e parandaluar keshtu hollimin e metejshem te kornese dhe krejt semundjes se keratokonusit . Efektiviteti i kesaj metode eshte i larte kur semundja kapet ne stadet fillestare Vendosja e unazave korneale eshte nje tjeter metode invazive gjate se ciles ne indin korneal vendosen mekanikisht ose permes lazerit unaza prej materiali kompatibel me indin e kornese te cilat jo vetem qe stabilizojne kornene por permiresojne dhe shikim ne menyre jo te plote .
Ne stadin e fundit te semundjes kur trashsia e kornese eshte holluar ne vlera minimale dhe ne indin korneal kane ndodhur ndryshime te parikthyeshme rekomandohet transplanti i kornese.

 

 

Keratokonus

by | Jan 27, 2017