Katarakta – Perdja e Syrit

Cfare eshte katarakta?

Turbullim ose mjegullim I lentes natyrale te syrit qe duke u zhvilluar ul ndjeshem shikimin e pacientit. Shikimi ulet ne menyre progressive me zhvillimin e kataraktes. Pamja ne largesi mjegullohet dhe pakesohet deri ne dallimin vetem te drites.

Cilet jene shkaqet e kataraktes ?

Mosha biologjike eshte nje nder shkaqet kryesore te kataraktes , personat qe preken me shume jane grupmoshat mbi 60 vjet. Traumat e syrit , diabeti , infeksionet kronike te syrit jane te tjere shkaqe qe ndikojne ne zhvillimin e kataraktes.

Cilat jane simptomat e kataraktes ?

Ankesa me e shpeshte e pacienteve me katarakte eshte mjegullimi I shikimit. Simptoma te tjera si :

  • Perkeqesimi i kontrastit te objekteve
  • Veshtiresi ne percaktimin sakte te ngjyrave
  • Veshtiresi ne lexim si dhe ne punen me kompjuter takohen ne stadet fillestare te kataraktes.

Mjegullimi i shikimit te kacienti me katarakte

 

Si trajtohet katarakta ?

Trajtimi i vetem dhe efektiv i kataraktes eshte operacioni. Interventi eshte minimal invaziv, pa dhimbje dhe ne pjesen me te madhe te rasteve permireson ndjeshem shikimin e pacientit

.

Syri para dhe pas interventit te kataraktes