Glaukoma

Glaukoma – semundje e syrit , e cila con ne verberim te plote ne rastet kur nuk trajtohet. Demtimet qe peson nervi tek nje pacient me glaukome jane te parikthyeshme dhe nuk korrigjohen. Rritja e tensionit te syrit karakterizon ne pjesen me te madhe te rasteve kete semundje, por edhe nje sy me tension normal mund te jete i prekur nga glaucoma.

Kjo semundje ze vendin e pare , si shkak i verberimit ne bote. Ne stadet fillestare kjo semundjemund te jete asimptomatike . Pacenti ankon kur demtohet pjesa central e fushepamjes.

Diagnostikohet kjo semundje permes ekzaminimeve speciale te nervit te syrit, te segmentit posterior te syrit si dhe matjes te tensionit te syrit.

Sa njerez jane te prekur nga glaucoma?

Karakterizohet si semundje e <popullit >. Me rritjen e moshes , rritet reziku per te perfituar nje glaukome. Shpeshtesia e kesaj semundje ne popullaten mbi 40 vjet eshte 2,4 % dhe ne moshen 75 vjet arrin deri ne 7-8 %.

Faktore te tjere reziku jane: trashegimia , myopia mbi 5 dioptri, hipermetropia e larte dhe perkatesia e races ze zeze.

Disa medikamente si psh. steroidet , te cilet jane te indikuar shpesh te pacientet qe vuajne nga reumatizmi dhe alergjite , ndikojne ne rritjen e tensionit te syrit duke shkaktuar keshtu glaukomen.

Format me te shpeshta te glaukomes jane 2 : glaucoma me kend te hapur dhe ajo me kend te mbyllur.

Pacientet te cilet kane formen e pare , glaukomen me kend te hapur , per kohe te gjate nuk kane simptoma. Demtimi I nervit dhe I fushepamjes eshte I ngadalte , fillon nga periferia dhe ngushtohet.Pacienti ankon vetem kur ky ngushtim arrin pjesen central te fushepamjes , duke kufizuar kete te fundit. Vetem diagnostikimi dhe trajtimi ne kohe parandalon demtimin e metejshem te nervit. Ne te kundert me glaukomen me kend te hapur , kur pacienti nuk shfaq simptoma , ndodh me glaukomen me kend te mbyllur , e cila eshte simptomatike, pacienti ankon per dhimbje ne sy dhe demtim te papritur te shikimit. Ne kete rast nervi I syrit demtohet shume shpejt dhe con ne humbje te menjehereshme dhe te parikthyeshme te shikimit .

Diagnostikimi  i hershem i glaukomes  eshte hapi i pare ne parandalimin e demtimit te shikimit!!!

Kontrolli rutin I cdo individi 1 here ne vit tek mjeku oftalmolog!

Pacientet e diagnostikuar me glaukome rekomandohen te kryejne matje te tensionit te syrit regullisht , dhe ekzaminime te nervit optic cdo 6 muaj!

Kujdesi per te porsalindurit dhe femijet te prekur nga glaucoma congenitale , (te lindur) . keta femije i karakterizon lotim i shtuar , bebza e syrit duket e mjegulluar , xhamit te syrit i mungon transparenca, permasat e syrit jane me te medha se zakonisht.

Si mjekohet glaukoma ?

  • Medikamente antiglaukomatoze , te cilat perdoren ne menyre te regullt
  • Mjekimi me lazer
  • Nderhyrje kirurgjikale minimalisht invazive