Operacioni i Kataraktes

Medikamentet, syzet apo lentet e kontaktit nuk munden te sherojne perden e syrit. Kirurgjia e kataraktes inimalisht invasive arrihet permes operacionit me ultratinguj ose lazer. Operacioni realizohet per nje kohe te shkurter, me anestezi lokale, kryesisht me pika.

Kirurgjia eshte ambulatorike ose ditore (nuk kerkon shtrim ne kushte spitalore). Perafersisht ne 95% të rasteve pamja përmirësohet në mënyrë te ndjeshme. Shumica e pacientëve janë të kenaqur nga rezultati i shpejtë dhe i qendrueshem i operacionit.

Semundjet qe prekin syrin si : diabeti I syrit apo glaucoma (tensioni I syrit ) ndikojne ne rezultatin e pamjes pas operacionit te kataraktes. Sa me i prekur te jete syri nga keto semundje aq me pak eshte permiresimi I shikimit pas kirurgjise se perdes.

Kirurgjia e perdes nenkupton jo vetem heqjen e saj por dhe zevendesimin e kesaj lente te turbullt me nje lente transparente me fuqi ose numer individual per cdo pacient.

Ne sy mund te vendoset nje lente monofokale ose multifokale . Lentet monofokale mundesojne nje shikim précis dhe te kenaqshem per larg, por per te lexuar pacienti nevojitet te mbaje syze. Lentet multifokale mundesojne nje shikim te qarte per larg dhe afer . Pacientit nuk I nevojitet mbajtje e syzeve.

Multifocal Lens

Monofocal Lens

Cataract Surgery in High Myopia